GABRIEL GARCIA MARKEZ



Gabriel Garcia Markez
March 6, 1927 -17 prill 2014

PER DASHURINE E DEMONE TE TJERE
- fragment -

Nobelisti Gabriel Garcia Markez, autori i romanit "Njeqind vjet vetmi” u dha lexuesve dhe nje magji te re te artit te tij, romanin “Per dashurine dhe demone te tjere.” Ne parathenien e romanit te tij Markez shkruan:

26 Tetori 1949 nuk ishte ndonje dite e veçante per lajme. Klement Manuel Sabala, kryeredaktori i gazetes ku nisa karieren time si reporter, e mbylli mbledhjen e mengjezit me dy-tre vrejtje te zakoneshme, Nuk u perqendrua ne asnje pune te gazetareve. Pak me vone u njoftua nga telefoni se ishin duke u boshatisura skutat e fshehta te monastirit te vjeter te Santa Klares dhe me tha, pa ndonje interes te veçante: “Bej nje shetitje andej se mos gjen gjesendi”. Monastiri histori qe ketu e nje shekull ishte shendrruar ne spital, duhej te shitej, qe te ndertohej nje hotel me pese yje.
… Kryepunetori, donte ta ngrinte menjehere me ndihmen e burrave, dhe sa me shume qe e terhiqnin lart aq me te medhej e me sugjestionues faniteshin leshrat e derdhur, derisa u duk dhe fija e fundit ngjitur pas kafkes se vajzes...
Ne pllaken e asbestit mund te lexoje akoma vetem emrin: Maria Shelbyesja e te Gjithe Engjejve. Te hapur ne truall floket e shkelqyera ishin 22 metra e 11 centimetra. Kryepunetori me tha, kryekeput, se floket e njeriut rriten rreth nje centimeter ne muaj pas vdekjes dhe se 22 metra i dukeshin nje rritje e natyrshme.
Ama dhe mua nuk me dukej dhe aq e pa ngjare sepse kur isha i vogel, gjyshja ime, me kishte rrefyer legjenden e nje markezeje dymbedhjetvjeçare, floket e se ciles ngjanin me gershetin e nuses dhe qe vdiq nga terbimi kur e kafshoi nje qen, e qe disa fshatra e adhuronin per shume mrekullira qe kishte bere. Ideja se ky varr mund te ishte i saj, ishte lajmi qe dhashe ate dite dhe zanafilla e ketij libri.

Gabriel Garcia Markez
Kartagjena e Indive. 1994

“…Nje qen i perhimte me yll ne balle solli peshtjellim e zallamahi ne pazar, ne te dielen e pare te dhjetorit. Permbysi tyeza megjithe tigane e thela, pershkoi shtrojet me mallra te indigjeveneve, tendat e bakejve dhe ne rendje te hazdisur, kafshoi kater veta qe u gjenden ne shtegun e tij. Tre ishin skllever, katerta ishte Sierva Maria de Todos Los Anhelos, vajza e vetme e markezit De Kasalduero, qe kishte vajtur ne tregtore me sherbyesen e vet imcake, per te blere nje sere zilkash qe do ta benin me te gezuar festimin e dymbdhjetvjetorit te saj... Qent pa zot, qe kafshojne kedo qe gjejne perpara, por qe me se shumti gjuanin macet dhe kacafyteshin me shpendet per nje coftine ne rruge, ishte nje pamje e perditeshme. Madje akoma me shume shfaqeshin ne kohen e bereqetit dhe te rremujes, kur marinaret - kalonin rrembimthi nga galerat per ne festen e Port o Prensit. Kater apo pese te kafshuara ne dite nuk i fusnin panikun kurrkujt dhe akoma me pak per nje plage si ajo e Sierva Marias, qe sapo u duk ne kercirin e majte te kembes. Keshtu sherbyesja nuk u shqetesua. Ajo vetem e pastroi plagen me limon dhe squfur, lau njollat e gjakut dhe askush nuk u kujtua me ne mes atij gezimi te shfrenuar te ditelindjes se markezes se vogel... Bernarda Kabrera, nena e saj dhe grua pa titull e markezit De Kasalduero, kishte marre ne te gdhire nje purgativ tmerrsisht te forte, tete kokrra antimon shoqeruar me nje gote sheqer trendafili... Kishte dale shtate here perjashta kur u kthye sherbyesja e cila shoqeronte Sierva Marian, qe nuk ja zuri ne fjale kafshimin e qenit. Perkundrazi, i pershkroi skandalin e limanit ne shitjen e sklleverve. "Ne qofte se eshte kaq e bukur sa thone, mund te jete nga Abisinia!" tha Bernarda. Edhe sikur te ishte mbreteresha e Saves, nuk i dukej e mundur qe ta blinte ndokush duke e peshuar me ar. "Deshen te thonin me ar pezos." tha. “Jo-" saktesoi sherbyesja "aq ar sa peshonte zezakja." Bernarda vazhdoi: "Epo nje skllave shtate pellembe nuk peshon me pak se 20 libra ar. Dhe nuk gjendet grua as zezake, as madje e bardhe qe te kushtoje njeqint e njezet libres ar, veçse ne qofte se nxjerr diamante..." Kurrkush nuk kishte qene kaq doreleshuar ne kete treg te sklleverve dhe e dinte se, nese Guvematori e kishte blere abisinasen, nuk duhej te ishte aq e jashtzakoneshme veçse per te sherbyer ne guzhinen e tij. Ne ate moment degjuan te paren curle te festes dhe ne çast potera e nje qeni te lidhur. Bemarda hyri ne kopshtin me portokalle te shihte çpo ngjiste... Atje ne ate bote te shtypurish, ku asnje nuk ishte i lire perveç Sierva Marias: vetem ajo dhe vetem atje. Pikerisht per ate gjendeshin aty ne ate feste, ne shtepine e vertete dhe ne familjen e vertete. Nuk mund ta fantazonte kurrkush nje vend fjalepake me kaq muzike dhe me kaq shume skllever, te shtepise por edhe te shtepive te tjera te nderuara qe sollen ç' te mundnin.
E vogla Maria shfaqej ashtu sic ishte. Vallzonte me me shume gjalleri se afrikanet. Zezaket kendonin me zera te ndryshem, ne gjuhe te ndryshme te Afrikes, me zerat e zogjeve dhe te kafsheve qe nderthureshin me njera tjetren. Me urdher te Dominga de Adviendo, skllavet me te reja e lyen markezen e vogel me thengjill, i varen nje gjerdan te shenjte siper shenjes se pagezimit dhe i mbanin foket e saj qe kurre nuk i kishte prere. Qe do ta pengonin te ecte ne qofte se cdo dite nuk do t' ja krihnin plot kujdes dhe t' ja thurin ne nje gershet pale-pale.

... Kishte nisur te lulezonte ne kryqezim rrugesh te forcave te kunderta. Nga e ema kishte marre pak, ne te kunderten nga i ati kishte trupin thatanik, lekuren verdhoshe, syte e kalter pa shprehje te pershkuar nga shenja te rremta bakri, si dhe floket plot shkelqim. E rrethonte, si te ishte nje verige, nje natyre e heshtur sa beri te ngjante me nje qenie te padukeshme. E tmerruar, nga menyra e saj e cuditeshme, e ema i kishte varur nje zilke ne kycin e dores per te mos humbur ne gjysme erresiren e shtepise.
Dy dite pas festes dhe pothuaj nga pakujdesia, se fundi u kujtua sherbyesja ti thoshte Bernardes se Serva Marian e kishte kafshuar nje qen. Bernarda e mendoi kete gje kur po bente nje banje te nxehte me sapun me ere, ndersa kur u gjend ne dhomen e gjumit pothuaj e harroi fare. Nuk ju kujtua vec mbremjen e ardheshme, kur langojt u shqyen se lehuri pa shkak gjithe naten dhe u frikesua se mos ishin terbuar. Atehere shkoi me nje shandan ne plevicen e oborrit dhe e gjeti Sierva Marian te flinte ne nje kolovajze prej borziloku druvrares, te cilen e kishte trasheguar nga Dominga de Adviedo. Vecse sherbyesja nuk i kishte thene se ku ishte kafshuar, ndaj ngriti kemishen e vajzes dhe e hetoi pellembe per pellembe. Nen dritezen e qiririt vuri re ca lemesheza te ngjitur pas trupit si bisht luaneshe. Me ne fund e gjeti te kafshuaren: nje e care ne kemben e majte, ne fundin e kercirit, siper thembres ku dukej akoma gjaku i thare.
Nuk ishin te rralla dhe as te parendesishme peripecite e terbimit ne historine e qytetit. Me e fameshmja ishte ajo e nje matrapazi qe sorollatej ne fshat me nje majmun te zbutur e qe e mbante per njeri. Kafsha u terbua ne zonen e anijeve angleze, kafshoi te zotin ne fytyre dhe krisi ne kodrat me te aferta. Fatkeqi akrobat vdiq aq sa nga te rrahurat, nga halucianacionet e tmerrshme te terbimit, te cilat nenat vazhduan ti tregonin pambarimisht ne vitet e mepastajshme per te trembur femijet.
Para se te shkonin dy jave, nje hordhi majmunesh djaj zbriten nga lartesite e malit diten per diell. Bene kerdine ne tharqe e qymeze dhe u dynden ne kishen katedrale me ulerima, e me pas e mbuluan me shkumbezime e gjak altarin ne kohen e lutjes per disfaten e ushtrise angleze. Me tej, drama me te tmerrshme nuk u treguan ne histori, sepse ndodhnin ne mes te negerve te cilet zeperhapen se kafshimi mund te sherohej me magjite afrikane qe kishin sjelle me vehte skllavet e ikur. Por nje pervoje te tille nuk e kishin as te bardhet, as negret, as dhe indigjenet qe nuk i dhane ndonje rendesi terbimit dhe semundjeve me zhvillim te vonuar, vec ne rastet kur shfaqeshin shenjat e para te pasherueshme. Bernarda Kabrera ndiqte te njejten rruge. Mendonte se historite e sklleverve perhapeshin me shpejt dhe me larg nga ato te krishtereve, dhe se mjaftonte nje kafshim i thjeshte qeni qe te bente dem ne nderin e familjeve te nderuara. Ishte kaq e bindur ne logjiken e vet, sa nuk e mendoi te kafshuaren tek kemba e markezes se vogel deri te dielen e ardheshme, kur sherbyesja shkoi vetem ne pazar dhe pa coftinen e nje qeni te varur ne degen e bajames. E kishin vene aty qe te behej e ditur prej te gjitheve se kishte ngordhur nga terbimi. Nuk ishte e nevojeshme vecse nje veshtrim per te njohur yllin tek balli dhe ngjyren e perhimte te ngordhesires qe kishte kafshuar Sierva Marian. Gjithesesi Bemarda nuk u shqetesua kur ja rrefyen. Nuk kishte fundja aresye: plaga ishte mbyllur dhe nuk kishte mbetur kurrfare shenje nga rjepja e lekures...

Shqiperoi nga greqishtja K.Traboini
Botuar ne gazeten “Egnatia” Nr.9, Nentor 1994