KOSTIS PALAMAS - poezi


KOSTIS PALLAMAS
(1859-1943)

Poeti kombëtar grek që e priti në shtëpinë e tij, në Athinë,
poetin shqiptar, At Gjergj Fishtën.


QIVURI
Fragment nga poezia kushtuar djalit të vet të vdekur
ne moshe te vogel, i vetmi femije qe pati poeti


Në atë udhë ku të shpie
I vdekjes kalorës i zi
Të mos marrësh, të mos marrësh,
Gjë prej gjë nga dor’ e tij.

Edhe etja në të mundoftë
Si në mes të gushtit-verë
Mos pi ujë në atë botë,
Dhiozma jonë shkurt e prerë.

Oh, mos pi, se përgjithmonë
Në shekuj do t’ na harrosh
Dhe gjatë rrugës vër shënja,
kur të kthehesh t`i kujtosh.

Vogëlith - dallëndysh
Zogu ynë krahëlehtë
Ti si armë nuk kishe zhurmat
Kishe trimëri në jetë.

Pa shiko dhe gëzohu
Në ato netët sulltan-zi
Ik ngadalë e tinëzisht
Në jetë kthehu përsëri.

Nga shtëpi e errësirës,
O i shtrenjtë kthehu pas,
Bëhu erë-fluturidhë
E na puth me mall e gaz.

Shqipëroi nga greqishtja K.Traboini
Copyright ©Traboini Shqipërime 2010
Nuk mund të botohen pa leje nga shqipëruesi. Çdo shkelje ndiqet sipas ligjit të drejtave të autorit ku përfshihen edhe shqipërimet.