MEDITIME LUTESORE (Albanian) - Anthony De Mello



MEDITIME LUTESORE
“Distanca më e shkurtër në mes të zemrës njerëzore dhe të vertetës përbën një histori”
Anthoni De Mello
Nga KOLEC TRABOINI
Setencat e predikimeve të priftit jezuit Antoni De Mello preferuam ti paraqesim si Meditime lutesore, sepse ato nuk janë poezi. Ai parapelqente t’i shprehte ato në mënyrë elekuente për të tërhequr dëgjuesit me magjinë e fjalës së vet. Si orator elekuent, më shumë se sa predikime teologjike nga mësimet e Biblës, preferonte të paraqiste ide e mendime për të mirën e të keqen, për cilësitë e dobësitë njerëzore duke nxjerrë gjithnjë në reliev mënçurinë. Ndoshta ndikonte fakti se ishte lindur në Bombei të Indisë në vitin 1931 e kishte marrë atje mësimet e para. Lutjet e tij ruajnë bukurinë e shprehjes e të mendimit. Të kujtojnë më tepër predikimet e filozofinë e budizmit, e cila kishte një ndikim të madh tek Antoni De Mello anipse ky ishte një prift i urdhërit të rreptë jezuit katolik. Ai ishte gjithashtu një psikoterapist me emër në kohën e vet. Me sa duket Antoni De Mello nuk e shihte të mjaftueshme auditorin e kishave ndaj zhvillonte konferenca me pjesmarrje të gjërë që tërhiqnin vëmendjen e opinionit publik dhe medias amerikane, ku e zhvilloi të gjithë veprimtarine e tij lutësore.Një nga konferencat e tij të shumta me teme “Zgjohu dhe Jeto”, zhvilluar në Nju Jork u regjistua e plotë ndërsa të tjerat të pjesëshme. Ai zhvilloi mjaft konferenca nëpër shumë vende të botës duke u bërë një nga predikatorët më të njohur, çfarë tërhoqi vemendjen edhe të qëndrës së katoliçizmit botëror që nisi ti shihte me skeptiçizëm lutjet dhe famën e tij Antoni De Mello u bë akoma më shumë i njohur pas vdekjes në Nju Jork në vitin 1987.Lutjet e tij fetare u përzgjodhën nga itharët e vet duke i botuar në libra që gjetën jehonë veçanërisht në Spanjë dhe në SHBA. Ato janë kthyer edhe në filma dhe CD, si dhe kanë shërbyer edhe për mësimdhënie. Meqënese ai ishte i influencuar nga Budizmi, kardinali Joseph Ratzinger, që më vonë u bë Papa Benedikt XVI, në një konsil të mbajtur një dekadë pas vdekjes së Anthoni De Mello, i shpalli të dëmshme mësimet që dilnin nga predikimet e tij. Pavarësisht nga ky anatemim, vepra e Antoni De Mello vazhdon të mbetet mjaft e njohur në botë, veçmas në kontinentin amerikan.Mohimi prej Papës së sotëm mesa duket i ka bërë më shumë jehonë e popullaritet se sa dëm veprave te shumta. “Sadhana”, është vepra e parë e Anthoni De Mello të cilën kritikët e kanë cilësuar si një kryevepër e lutjeve, pastaj vinë një sërë veprash ndër të cilat: “Të falesh lakuriq”, “Rruga për të dashur”, “Kënga e zogut”, “Vetëdijshëm”, “Zemër e çiltër”dhe ”Nise fluturimin”- histori meditimesh. Vetëm pak ditë pasi e përfundoi këtë vepër, autori ndrroi jetë në moshën 56 vjeçare.Tërësia e krijimeve të Anthoni De Mello formësohet në trajtën e rrëfimeve e dialogut në mes të dishepujve (studentëve dhe ndjekësve të predikimit) dhe Mjeshtrit të Manastirit(Predikuesit), i cili e ndërton oratorinë e vet nëpërmjet pyetje përgjigjeve të zgjuara, plot finesë, të figurshme, herë-herë me shprehje metaforike duke e bërë filozofinë e tij sa të thjeshtë e të kuptueshme po aq dhe një art ekspresiv e mistik. Ndoshta per kete risi që solli, duke ju shmangur predikimeve standarte e duke i kthyer lutjet ne nje art te vërtetë meditimi, vepra e tij vazhdon të lexohet me interes edhe pas afro tre dekadash nga vdekja e autorit. Duke qënë se ka lindur në Indi ku mësimet e Budës nuk janë të largëta, Anthoni De Mello është bërë autori që në kontinentin amerikan, afroi më shumë se askush moralin dhe edukatën e krishterë me mësimet e predikimet budiste.

ANTONI DE MELLO
- 14 meditime lutësore-

GJUHA E HYJNIVE

I magjepsur tek dëgjonte korin e mjeshtëror në sanskritisht
vargjet e melodinë e zërave, student i sanskritishtes tha:
Tashmë unë e di se nuk ka gjuhë në botë
si sanskritishtja për shprehjen e mendimeve hyjnore.

“ Mos u bëj gomar”- i tha Mjeshtri . “Gjuha
hyjnore nuk është sanskritshtja. Është heshtja.”


RRITJA

Fatkëqësia ju sjell rritjen
dhe ndriçimin” thotë Mjeshtri.

Dhe e shpjegon mendimin kështu:

“ një herë një zog zuri strehë
në një degë plot gjethe të një peme që gjendej
mes të një rrafshine të shkretë

por një vorbull ere e zhveshi pemën
e detyroi të varfërin zog të fluturonte
me qindra kilometra në kërkim të një strehe
e më së fundi shkoi tek një pyll
me pemët rënduar plot fruta.”

Dhe Mjeshtri përfundonte:
“Nëse pemët me gjethe do të shpëtonin
Asgjë nuk do t`i detyronte zogjtë
Të prishnin rehatin e të fluturonin”

MENDIMI

Udhëtari i thotë një të dituri
“ Kam udhëtuar në distanca të mëdha
Për të dëgjuar Mjeshtrin,
Por aty gjej veç fjalë të zakonshme.”

“Mos dëgjo fjalët ë tij
Merr veç mesazhin”

“ Si mund ta bëj këtë?”

“Merre një sentencë te tij
Shkunde mirë
Derisa të gjitha fjalët të bien
Ajo çfarë mbetet
Do ta përflakë zemrën tënde”

LËVIZJA

Një dishepulli që zakonisht
pyeste për fjalë të mençura
Mjeshtri i tha,

“Mençuria nuk shprehet me fjalë
ajo del vetvetiu në veprim”

Por, kur ai vuri re
se dishepulli shkonte e vinte
qeshi me zë të lartë dhe tha,
“Kjo nuk është veprim. Është veç lëvizje.”

ZEMRA IME ME MAL

Një udhëtar i vjetër ishte në rrugëtim
Drejt Himalajave në kohë të acartë dimri shkonte
Ndërkohë filloi të bjerë shi

Bujtinari i tha atij
“ Si arritët të vini në këtë mot të keq, vëllai im?

Shtegtari i vjetër hareshëm u përgjigj:
“Zemra ime ka ardhur këtu para meje
E kjo e bëri më të lehtë
Që trupi im ta ndjekë atë në mal”.


PERSOSMERIA

Një nxënës i paqartë i tha Mjeshtrit
A ishte ai personi që shihte se
bota ishte e përsosur siç duhej të ishte.

“Ç’mund të themi për kopshtarin?- pyeti tjetri.
“Eshtë dhe ai perfekt gjithashtu?”

Kopshtari i Monastirit ish kurrizdalë.

“Përse mendoni se ai është në jetë,”-
tha Mësuesi.
“ kopshtari është një kurrizdalë i përsosur.”


KTHJELLTESI

"A ka ndonjë mënyrë për të çmuar
një gjëndje shpirtërore?”

"Shumë."
"Na jepni një."

"Vini re sa shpesh
ju jeni të shqetësuar
gjatë një dite të vetme.”

BOSHLLEKU

Ndonjëherë atje mund të bjerë
një vërshim vizitorësh të zhurmshëm
dhe qetësia e Monastirit
krejt të tronditet.
Ajo mund ta prish rregullin;
por jo të Mjeshtrit, i cili përshtatet
si në mjedisin me zhurma
ashtu edhe me qetësinë.

Në kundërshti të rregullave
ai tha një ditë:” “Qetësia
nuk është mungesa e zërave,
por mungesa e vetvetes.”

IDENTITETI

"Si mund ta ndjesh veten bashkuar me Zotin?”

“Sa më fort ju përpiqeni
Aq më tepër distancë krijoni
Midis Tij dhe vetes.”
“ Përse e gjithë kjo
Për një distancë?
“Kuptoje se nuk është atje”

“ Mos kjo nënkupton se
Zoti dhe unë jemi një?”

“Jo një – Jo dy.”

“Si është e mundur kjo?
“ Dielli dhe drita
Oqeani dhe valët
Këngëtari dhe kënga
- Jo një. Jo dy.”

MEDITIMI

Përse na duhen Mjeshtrit
Pyeti një vizitor
Njërin nga dishepujt?

“Nëse uji do nxehet
Ai kërkon një varkë
Si ndërmjetëse
mes zjarrit dhe vetvetes.”
Ishte përgjigja.


AUTENCITITETI

Mjeshtri kurrë nuk impresionohej
nga diplomat dhe titujt
ai shihte njeriun dhe
jo çertifikatat.

Një herë u dëgjua të thoshte
“Kur ju keni vesh të dëgjoni
zogj tek këndojnë, nuk keni nevojë
të shihni kredencialet e tij”.


LIRIA

“ Si mund të jem i lirë?”
“Vëreni me kujdes kush ju pengon ju”
tha Mjeshtri.

Dishepulli u kthye pas një jave
e tha:- “Asnjë nuk më pengon mua.”

“Atëherë pse pyet për çlirimin?”

Ky ishte çasti kur i paqarti
dishepull
menjëherë u gjend i lirë.


FATKEQËT

Mjeshtri tha se një shkak pse njerëzit
ndjehen fatkeqë sepse mendojnë
se nuk kanë asgjë për të ndryshuar.

Atij i pëlqentë historia e një burri
i cili i ankohej një shitësi “Kjo radio
që ju ma ofruat ka një kualitet zëri
të përsosur, por unë dua ta shkëmbej
me një tjetër që ka programe më të mira.”

E VERTETA

Mjeshtri pohonte se ajo çfarë
gjithë bota e mban të vërtetë, është false
kështu dhe itharet e saj, zakonisht
gjenden në pakicë. Ai thoshte:

“ Ju e mendoni të vërtetën
si një formulë që merrni nga një libër.
Nëse ju doni ta ndiqni të vërtetën
duhet të mësoni të ecni të vetmuar.”

Shqipëroi: KOLEC TRABOINI