ZONA GALE - tregim

ZONA GALE
1874-1938


B I L L I
- tregim -


Shkrimtarja amerikane Zona Gale njihet per tregimet e shkurta, romanet, dramat e poezite e saj, por fitoi popullaritet te madh ne Amerike kur ne vitin 1920 u nderua me çmimin Pulitizer per inskenimin dramatik te noveles se saj “Mis Lulu Bett”. Zona Gale eshte lindur ne 1874 dhe ka vdekur ne vitin 1938. E ka kaluar jeten ne qytetin e vogel Viskonsin, i cili i dha frymezimin dhe materialin e pasur jetesor qe ajo e trajtoi me mjeshtri dhe realizem ne veprat e veta te shumta.


Ishte tridhjet vjeç kur i vdiq e shoqja, ndersa e vogla, Mina, kishte mbushur vetem kater pranvera. Punishtja e drurit, ku Billi kalonte oret e tij, ishte ne oborrin e vogel te shtepise, keshtu qe merret me mend se si mundete t' i mbante shtepine, ate vete dhe te bijen Mina, ajo barake e vogel ne fund te oborrit. E megjithate, qe kur fekste drita e mengjezit e deri sa rrezohej dielli, Billi aty punonte, tek banaku i gdhendjes ndersa e bija si manare vinte rrotull. Kur ishte e nevojeshme te mungonte per pak kohe, per vajzen bente kujdes fqinja, nje grua e mire.
Drupunuesi Bill ja arrinte edhe te gatuante, bente kafene, tiganiste ndonje gje nga ato qe beheshin shpejt, blinte konserva, banane me bollek, mirepo fqinja e vuri perpara me fjale, se keshtu nuk mund te ushqehej e te rritej nje vogelushe katervjeçare si Mina. Atehere Billi ju lut qe t'i mesonte si te gatuhej memeliga dhe supa e perimeve, e keshtu nisi te pergatiste çdo dite para se gjithash gjellen. Pa nisi te bente me shume kujdes qe guzhina e vogel te mbahej paster, e fshinte gjithandej dhe nuk i linte me te mbeturat e derrasave neper qoshet e shtepise. Veçse tani nuk ishte me ne gjendje te shihte permes xhamave si me pare sepse i mbulonte avulli. Lante dhe arnonte rrobat e Minas e si i vinte punet mbroth, rregullonte kukullen. Se ku gjeti nje kotele qe mjaullinte embel-embel, e tanime vajza nuk ishte vetem.
Ne mbremje Billi e degjonte te bijen ti thoshte uratet, e rene ne gjunje ne mes te dhomes me nje te folur te shpejte. Ashtu me doçkat e mbledhura dukej si nje engjell i vogel. Ne qofte se harronte lutesoret mbremjeve, e vinte ti kendonte ne mengjez heret. Edhe Billi vete perpiqej te lutej me keto fjale: «0 Zot! Me ndihmo te veproj sakte kur ti e sheh qe bej gabim!". Te dielave e merrte vajzen perdore ne kishe dhe degjonte kokeulur e me perdellim, por duke bere edhe kujdes se mos Mina ishte e shqetesuar.
Nje dite bashke me vogelushen shkoi ne nje piknik te banoreve. «Ate do te bente dhe nena e saj", thoshte me vehte. Kur Mina u rrit mjaft dhe i duhej te shkonte ne kopshtin e femijeve, Billi e çonte ne mengjez dhe e merrte pasdite kur mbaronte shkollen.
Njehere kur ishte ne te mira, vendosi tek i vellai ne qytet, por ai ishte fjalaman e punepabere, aq me teper kishte mjaft gjera qe, vogelushja i dinte e ai dajua nuk i njihte, per shtojzavallet e fjalet aq magjepese te baladave qe kendonte. Uronte Billi i shkrete qe te pakten ta degjonte ndokush qe kupton nga dijet.
Dhe kishte vetem gjashte muaj jete akoma...
Ishte pikerisht koha kur komshija i tha hapur se nuk duhej ta mbante femijen si gjerme tani perderisa e dinte se...
Nje nate te tere mendoi. Asokohe vuri nje lajmerim ne nje gazete te qytetit: "Nje burre me pak muaj jete do te desheronte njerez te mire qe te adaptojne vogelushen e tij 6 vjeçare, sy kalter e floke kaçurrele. Njohja eshte kusht paraprak i domosdoshem.»
Nuk shkoi gjate dhe ne prak te shtepise se tij u ndalua nje veture luksoze limuzine. Siç e kishte menduar. Veshjet e tyre ishin fantastike. Kishin prane vehtes nje vajze te vogel qe therriste "Ajo eshte motra ime e vogel?», nderkaq qe gruaja me veshje moderne i tha prere:
"Shiko tani, bej si te thote mamaja dhe mos u ngatrro, ndryshe do te leme ketu dhe do te marrim me vehte kete vogelushe te embel.»
Keshtu Billi shikoi gruan dhe i tha i vendosur se kishte nje tjeter plan per çupelinen e tij. Ndoqi me veshtrim veturen e madhe blu tek ikte dhe qendroi disi i topitur.
"Per emer te Zotit», i tha, fqinja kur e mesoi se ç' kishte ndodhur ne shtepine e drupunuesit. "Prishe fatin e vajzes. Nuk kishe te drejte ta beje kete ne gjendien qe ndodhesh!»
Dhe kur erdhen edhe vetura te tjera dhe Billi i la te iknin, gruaja e komshiut i tha te shoqit, se, duhet te kujdesej dhe ai t'i sillte ndonje njeri per te qene, sa nuk eshte vone.
Burri dhe gruaja, qe hyne ne punishten e Billit nje mengjez, ishin akoma te pezmatuar nga vdekja e vogelushes se tyre. Gruaja megjithate nuk ishte e mbytur ne deshperim, veçse pak e lenduar dhe qendronte krah burrit te saj riosh. Ky ishte drupunues plot shpresa dhe besim tek duart e tij prej mjeshtri.
Billi u tha: «Jeni te pershtatshem!». Kur e pyeten «Kur do ta marrim?», ai u pergjegj «Pas nje dite.»
Tere diten deri sa u ngrys ndenjti ne punishte. Ishte vere e Mina loste ne oborr. Mundi te degjonte fjalet e kenges se saj. Si gatoi darken, i thirri te hante. Kur e vuri ne krevatin e vogel, qendroi ashtu ne erresire per te degjuar frymemarrjen e vogelushes. «Jam nje vajze e vogel sot, me puth!», i tha babait por ai kundershtoi disi embel dhe i tha: «Je vajze e madhe tani.»
Kur erdhen ta marrin ne mengjezin e te nesermes, Billi kishte pergatitur gjithçka qe duhej, rrobat e saja te vogla ishin te lara, te arnuara, madje edhe kukullen e kishte rregulluar me se miri.
«Mina nuk ka vajtur kurre per "vizita?», tha ajo e gezuar. E ndersa po vraponte posht e lart, pergjigjej po vete: «Tani eshte vajze e madhe, e madhe.»
Billi rrinte e veshtronte burrin e gruan qe ecnin ne rruge. Mina ne mes tyre. I kishin sjelle nje kapele te vogel dielli, ngjyre te kalter, qe per çdo te papritur, te mundnin gjithesesi ta rreknin, sepse ndarjen mund ta kishte te veshtire. Mina mbante kapelen qe kolovitej siper kokes dhe ishte aq e terhequr pas ngjyres se saj te kalter sa veshtronte vetem lart, nderkohe qe nuk u kujtua qe te kthehej e te tundete doren e saj te vogel...

Shqipëroi nga greqishtja
KOLEC TRABOINI

Botuar ne Gazeten "Egnatia" Nr.23, Korrik 1995